75 Mall Live Search
14:05 / E Hënë, 06 Korrik 2026 / S Z

Ka nisur takimi i ministrit Muja me përfaqesuesit e qumështarëve

Pas protestës së mbajtur para Ministrisë së Bujqësisë, përfaqësuesit e qumështarëve kanë hyrë në objektin e ministrisë, ku janë pritur në një takim nga ministri Armend Muja.

Takimi vjen pas protestët, gjatë së cilës fermerët shprehën pakënaqësinë për ndërprerjen e grumbullimit të qumështit të freskët, konkurrencën me importet dhe kërkesat e tyre për mbështetje institucionale.

Qumështarët kanë bërë të ditur se nga ky takim presin zgjidhje konkrete për problemet me të cilat po përballet sektori, ndërsa mbetet të shihet nëse do të ketë ndonjë marrëveshje ose vendim pas diskutimeve./Indeksonline/