Aksident i rëndë në rrugën Prishtinë-Gjilan
Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur mesditen e sotme në rrugën Prishtinë-Gjilan.
Për pasojë një veturë është rrokullisur skaj rrugës pas goditjes që ka marrë në fshatin Parallovë.

Për të nxjerrur të lënduarit nga vetura, është nevojitur edhe intervenimi i zjarrëfikësve.
Katër persona raportohet të jenë lënduar si pasojë e aksidentit./Indeksonline/


