75 Mall Live Search
18:03 / E Hënë, 06 Korrik 2026 / Z S

Katër të lënduar në një aksident në Paravollë të Novobërdës

Një aksident me katër të lënduar ka ndodhur në fshatin Paravollë të Novobërdës.

Kjo është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i cili bëri të ditur se në aksident janë përfshirë dy vetura.

“Ju njoftoj se sot në ora 15:20 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në fsh.Parallovë,KK-Novobërdë. Njësitet e Trafikut rajonal, ndihma e parë dhe zjarrëfikësit kanë dalë, në vendngjarje.Nga hetuesit e aksidentit  jemi njoftuar se në aksident janë të përfshira dy vetura” ka thënë fillimisht Hashani.

Më tutje është bërë e ditur se në këtë aksident janë lënduar katër persona të cilët nga ndihma e parë janë transportuar në QE-Gjilan./Indeksonline/