75 Mall Live Search
18:28 / E Hënë, 06 Korrik 2026 / L A

Brozoviq largohet nga Al-Nassr, a mund të bëjë rikthimin në Evropë?

Mesfushori kroat, Marcelo Brozoviq është larguar nga Al-Nassr.

Lajmin e bëri të ditur vetë kampioni i Arabisë Saudite, në të cilin i dha fund aventurës së tij trevjeçare aty.

Ai tashmë është një agjent i lirë, teksa lidhet edhe me një rikthim në futbollin evropian.

Kroati, largohet si legjendë ku bëri 124 paraqitje me Al-Nassr dhe shënoi 8 gola dhe 23 asistime.

Ai arriti të fitonte vetëm titullin e Arabisë Saudite, sezonin e kaluar./IndeksOnline/