Vjen dhe reagimi i Infantinos pas situatës Balogun
Folarin Balogun është bërë temë diskutimi në futboll.
Kjo pasi që kartoni i kuq ndaj tij në ndeshjen kundër Bosnjës, është anuluar duke i dhënë mundësinë që të luaj ndaj Belgjikës.
Gjatë ditës së sotme presidenti i SHBA-së, Donald Trump pranoi se ka ndërhyrë në FIFA duke i kërkuar të anulojë këtë vendim.
Ndërsa tani reagoi edhe presidenti i FIFA-së, Gianni Infantino i cili e pranoi se ka biseduar me Trumpin.
“Organet gjyqësore të FIFA-s janë të pavarura. Pavarësia e tyre është thelbësore për besueshmërinë dhe integritetin e futbollit dhe duhet të respektohet gjithmonë. Po, flas rregullisht me Presidentin e Shteteve të Bashkuara për çështjet e Kupës së Botës dhe mora një telefonatë nga Presidenti Donald Trump. Gjatë bisedës sonë, shpjegova se një proces zyrtar gjyqësor që përfshin organet e pavarura gjyqësore të FIFA-s ishte duke u zhvilluar dhe se çështja do të vendosej në kohën e duhur nga autoritetet kompetente. Kështu funksionon sistemi i FIFA-s dhe është një parim që unë gjithmonë do ta mbroj. I lexoj vendimet e Komitetit Disiplinor të FIFA-s kur ato publikohen. Ndonjëherë më habitin. Ndonjëherë pajtohem me to dhe ndonjëherë nuk pajtohem. Ajo që bëj gjithmonë, megjithatë, është t’i respektoj ato vendime dhe pavarësinë e organeve që i marrin ato”, shprehet Infantino./IndeksOnline/

