75 Mall Live Search
18:51 / E Hënë, 06 Korrik 2026 / L A

U fal Amerika”, edhe Franca apelon kartonin e Olises

Vendimi për t’i hequr suspendimin Folarin Balogunit u shndërrua në një nga temat më kontraverse të këtij Botërori.

Kjo çoi Shoqatën Mbretërore Belge të Futbollit (RBFA) të apelojë vendimin, i cili ka tërhequr kritika të gjera, përfshirë edhe nga UEFA.

Ndërsa sot Federata Franceze e Futbollit (FFF) i ka bërë thirrje FIFA-s që të anulojë kartonin e verdhë të Michael Olise gjatë fitores në 1/8 e finales së Kupës së Botës kundër Paraguait të shtunën.

Olise, një nga yjet e turneut deri më tani, u ndëshkua me karton të verdhë pas një grindjeje me Matias Galarzan. Paraguaiani u rrëzua përtokë duke mbajtur fytyrën, por pamjet e përsëritura treguan se sulmuesi i Bayern Munich mbante vetëm fanellën e tij.

Në rast të një kartoni tjetër të verdhë të yllit të Bayernit ndaj Marokut, ai do të humbte ndeshjen gjysmëfinale nëse Franca është aty./IndeksOnline/