Bernard Berisha mbetet në Shqipëri, pritet të nënshkruajë me klubin e njohur
Bernard Berisha mund të mbetet në kampionatin shqiptar.
Ish-lojtari i Përfaqësueses së Kosovës, pritet që të mos ndërrojë edhe qytet pasi që ka arritur marrëveshje me KF Tiranën.
Berisha, ishte deri më tani pjesë e Dinamo Cityt ku bëri 33 paraqitje duke shënuar 1 gol dhe 3 asistime.
Ai fitoi trofe me Dinamo Cityn, atë të Kupës së Shqipërisë./IndeksOnline/

