Ramadani para ndeshjes me Kauno Zalgiris: Shpresoj që do të nxjerrim rezultat pozitiv nga ndeshja e nesërme
Trajneri i Dritës, Zekirja Ramadani ka folur së fundmi në një konferencë për shtyp.
Para ndeshjes së parë kualifikuese në Ligën e Kampionëve ndaj Kauno Zalgiris, ai shpreson të dalë nga Lituania me një rezultat pozitiv.
“E shoh ekipin tim të përgatitur në aspektin psikologjik, fizik dhe taktik. Shpresoj që do të nxjerrim rezultat pozitiv nga ndeshja e nesërme dhe më pas kemi ndeshjen e kthimit, ku do të kemi mbështetjen e tifozëve dhe normalisht do të jemi shumë më të fortë”, ishin fjalët e Ramadanit.
Kujtojmë se ndeshja Kauno Zalgiris-Drita, zhvillohet nesër në orën 18:00./IndeksOnline/

