75 Mall Live Search
07:37 / E Martë, 07 Korrik 2026 / AR

Moti sot, mund të ketë riga shiu

Gjatë ditës së sotme parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Bazuar në të dhënat e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vranësirat gjatë ditës, kryesisht pasdite, mund të sjellin ndonjë rigë shiu.

Temperaturat minimale do të luhaten ndërmjet 10 deri në 14°C, ndërsa maksimalet 25 deri në 28°C.

Era do të fryjë nga veriperëndimi dhe perëndimi, me shpejtësi 1–6 m/s.