75 Mall Live Search
08:30 / E Martë, 07 Korrik 2026 / G T

Ronaldo me deklaratë të fortë: E kam fitu Evropianin, është njësoj si Kupa e Botës!

Pas eliminimit nga turneu më i madh i futbollit, Cristiano Ronaldo ka dhënë një deklaratë të fortë.

Portugalia u mposht nga Spanja me rezultatin minimal 1:0 në Kupën e Botës, shkruan Indeksonline

Ronaldo mendon se Euro 2016 është i po të njëjtit nivel si Kupa e Botës.

“E kam fitu Euro-n 2016. Për mua, ai triumf ka të njëjtën peshë sa fitimi i Kupës së Botës.

“Mbetet përgjithmonë. Nesër është një ditë e re dhe ne vazhdojmë përpara”, u shpreh Ronaldo.

Kujtojmë se për Ronaldon kjo ishte pjesëmarrja e fundit në Kupën e Botës si lojtar./Indeksonline/