75 Mall Live Search
09:03 / E Martë, 07 Korrik 2026 / G T

Rodri i kërkon falje Bernardo Silvas, i festoi para fytyrës!

Kombëtarja e Spanjës u kualifikua në çerekfinale të Kupës së Botës, pasi mposhti minimalisht 1:0 Portugalinë.

Në sekondat e fundit, Bernardo Silva kishte një shans për të barazuar rezultatin, por goditja e tij me kokë shkoi mbi portë, shkruan Indeksonline

Aty ndodhi diçka e pabesueshme! Futbollisti spanjoll, Rodri shkoi dhe festoi para fytyrës së ish-bashkëlojtarit dhe kapitenit të tij te Manchester City.

Image

Kjo situatë nuk i pëlqeu mesfushorit, i cili u ngrit shpejt në këmbë dhe filloi të fjaloset me lojtarin spanjoll.

Por, Rodri pas ndeshjes i kërkoi falje dhe e pranoi gabimin e tij.

“I kërkoj falje Bernardo Silvas për festimin që bëra në aksionin e fundit. Është faji im”, u shpreh Rodri pas ndeshjes

/Indeksonline/