75 Mall Live Search
09:22 / E Martë, 07 Korrik 2026 / G T

Drita luan sot në play-off, njihuni me kundërshtarin nga Lituania

Skuadra e Superligës së Kosovës, Drita FC sot luan ndeshjen e play-offit të UEFA Champions League ndaj FK Kauno Zalgiris.

Zalgiris është nga Lituania, një vend i njohur më shumë për basketbollin, sesa për futbollin, shkruan Indeksonline

Vlera e Zalgiris në sajtin “Transfermarkt” është vetëm 8.6 milionë euro dhe trajner kanë kroatin, Zheljko Sopiq.

Skuadra e tyre është e përbërë nga disa nacionalitete të ndryshme, duke përfshi këtu: serbë, belg, austriak, francez, japonez, brazilian dhe lituanez.

Ndeshja e parë mes dy skuadrave luhet sot nga ora 18:00 në stadiumin “Girenas dhe Darius”./Indeksonline/