Dëgjohen shpërthime në Damask gjatë vizitës së Macronit
Disa shpërthime janë dëgjuar të martën në kryeqytetin sirian, Damask, pranë hotelit ku pritej të qëndronte presidenti francez, Emmanuel Macron.
Rrugët janë bllokuar dhe janë marrë masa sigurie pas shpërthimit, raporton Reutersi.
Një dëshmitar i ka treguar Reutersit se dëgjoi shpërthime në afërsi dhe u pa tym që po ngrihej.
Presidenti francez është udhëheqësi i parë i rëndësishëm i BE-së që viziton Damaskun prej kur është rrëzuar presidenti sirian, Bashar al-Assad.

