75 Mall Live Search
15:20 / E Martë, 07 Korrik 2026 / A

Kurti publikon pamje nga Greqia, tregon rëndësinë e shkuarjes atje!

Kryeministri i Republikës, Albin Kurti ka publikuar pamje nga Greqia.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka përmendur se ka marrë pjesë në Edicionin e 28-të sivjet i Simpoziumit SYMI në Greqi po mbahet me temën “Achilles’ Ërath and Cassandra’s Ëarning – Empoëering Democracy and Taming Poëer” (Zemërimi i Akilit dhe paralajmërimi i Kasandrës – Fuqizimi i demokracisë dhe zbutja e pushtetit).

May be an image of text

Diplomatë të shquar e aktivistë progresistë, zyrtarë shtetesh e akademikë intelektualë, drejtues të organizatave ndërkombëtare e studiues të instituteve kërkimore, diskutojnë së bashku sipas modelit Chatham House Rule për tema të ndryshme të aktualitetit (gjeo)politik global, nga paqja e siguria teksa forcohet mulipolariteti dhe dobësohet multilateralizmi te sulmet e shtuara mbi demokracinë dhe të drejtat e njeriut, nga krizat e shumëfishta e luftërat e reja pa përfunduar të vjetrat te pritjet dhe efektet e inteligjencës artificiale.

May be a graphic of text that says '5-9July2026 5-9 July 2026 The 28th Symi Symposium Orympia OTyTpa, Western Peloponsese Greece SYMI SYMPO SIUM Achilles' Wrath and Cassandra's Warning Empowering Democracy and Taming Power'

Unë mora pjesë në panelin “Frontline democracies – The Balkans, Ukraine and more: Ëhat complacent older democracies must learn from societies still fighting, every day, for democratic European space.” (Demokracitë në vijën e parë të frontit – Ballkani, Ukraina dhe më shumë: Çfarë duhet të mësojnë demokracitë e vjetra të vetëkënaqura nga shoqëritë që ende luftojnë, çdo ditë, për hapësirë ​​demokratike evropiane.) Përveç tjerash aty theksova që:

– Evropa fillon në shtëpi për secilin shtet dhe përfundon në vijat e frontit të luftës në Ukrainë, dhe se pikërisht zgjerimi i mëtejshëm i Bashkimit Evropian dëshmon që periferia nuk është aty për t’u grabitur.

– Në zhvillimet botërore realisht nuk kemi përplasje të jashtme të civilizimeve por sot jetojmë në kohërat e përplasjeve të brendshme të ndërgjegjes me reaksionin.

– Autokratët duhen konsideruar si njerëz të lindur në shekullin e gabuar dhe se tendencat paramoderne për monarki merkantiliste nuk mund të triumfojnë mbi republikën demokratike