Jipet kontrata për projektin e Memorialit të UÇK-së në Shalë të Lipjanit
Komuna e Lipjanit ka dhënë kontratën për realizimin e projektit për Memorialin e UÇK-së në fshatin Shalë.
Investimi synon të përjetësojë kujtimin në nderim të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shkruan IndeksOnline.
Sipas njoftimit për dhënie të kontratës, aktiviteti i prokurimit është zhvilluar përmes procedurës së hapur, ndërsa kriter për përzgjedhjen e fituesit ka qenë çmimi më i ulët.
Vlera e parashikuar e kontratës ishte 65 mijë euro, ndërsa në garë kanë marrë pjesë gjithsej pesë operatorë ekonomikë.
Kontrata i është dhënë kompanisë “NBT-ING” SH.P.K., e cila është shpallur fituese me ofertën në vlerë prej 47,926 euro.
Sipas dokumentit, kontrata është dhënë më 9 qershor, ndërsa nënshkrimi i saj është planifikuar të bëhet nesër.
Oferta fituese ishte njëherësh edhe oferta me çmimin më të ulët të përgjegjshëm, ndërsa oferta më e lartë e përgjegjshme në këtë aktivitet ka qenë 57,936 euro.
Ky është dokumenti i plotë:

