Gjendet marihuanë në burgun e Dubravës
Në Qendrën Korrektuese në Dubravë është hasur një sasi e substancës narkotike e llojit marihuanë.
Sipas policisë, dy qese të mbështjella u gjeten gjatë një bastisjeje përreth sallës së vizitave, raporton IndeksOnline.
Bastisja ndodhi mëngjesin e së hënës, teksa sasia e sekuestruar është rreth 125 gramë.
“Me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë hetimore”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/

