75 Mall Live Search
12:01 / E Mërkurë, 08 Korrik 2026 / Gj Sh

Ambasadori takon talentin kosovar që jeton në Gjermani, ka nënshkruar një kontratë me “Nike”-n

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, ka takuar një talent kosovar, i cili ka nënshkruar një kontratë me firmën “Nike”.

Bëhet fjalë për 11-vjeçarin, Leonis Elezajn, futbollistin e talentuar të Akademisë së Hertha BSC, shkruan IndeksOnline.

Elezaj ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm duke nënshkruar kontratën me gjigantin botëror “Nike”, duke u bërë një nga futbollistët më të rinj që arrin një marrëveshje të këtij niveli.

Ambasadori, Faruk Ajeti e ka takuar 11-vjeçarin në ditëlindjen e tij dhe i dhuroi një top me simbolet e Kosovës.

Ëndrra e Leonis Elezajt si një talent premtues, është të veshë fanellën e Kombëtares së Kosovës./IndeksOnline/