Kur Jenniferi e hap bluzën, të gjithë i hapin sytë
Pasi mori pjesë në “dasmën e vitit” të çiftit Taylor Swift dhe Travis Kelce të premten, aktorja dhe këngëtarja e njohur Jennifer Lopez vazhdoi udhëtimin e saj për në Paris, ku edhe një herë tregoi zgjedhjet e saj të përsosura të modës.

J. Lo vazhdon t’i kënaqë fansat me publikimet e saj dhe shumë prej tyre nuk e besojnë që ajo është 56 vjeçe.
Këtë javë ajo mori pjesë në Javën e Modës, në Paris, dhe për një mbrëmje me miqtë, këngëtarja mbërriti me një fustan të zi të guximshëm me një dekolte të thellë që i theksonte gjoksin.

Kryeqyteti francez duket se i përshtatet aktores dhe këngëtares së famshme, pasi ajo ka kaluar shumë kohë në vend këtë vit. Muajin e kaluar, ajo bëri një paraqitje surprizë si e ftuar në Paris kur doli në skenë me DJ Guetta-n. /Indeksonline/


