75 Mall Live Search
12:35 / E Mërkurë, 08 Korrik 2026 / MSH1

Komandanti i KFOR-it dhe kryetari i Zveçanit flasin për situatën e sigurisë

Komandanti i Komandës Rajonale Lindje (RC-E) të KFOR-it, kolonel Sam Sargeant, u takua me kryetarin e Komunës së Zveçanit, Dragisha Milloviq, në ambientet e komunës.

Takimi u mbajt si pjesë e angazhimit të rregullt të KFOR-it me udhëheqësit vendorë, transmeton IndeksOnline.

Diskutimet u përqendruan në situatën e sigurisë dhe çështjet që prekin komunën.

Kolonelsargeant-i nënvizoi angazhimin e KFOR-it për të punuar ngushtë me institucionet vendore për të forcuar bashkëpunimin dhe për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, në një mënyrë të paanshme dhe transparente.

“KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme”, thuhet në njoftim.