Avokati dhe Vali Corleone kërkojnë mirëkuptim nga gjykata, pritet dëgjimi i tre dëshmitarëve
Vali Corleone është paraqitur sot në gjykatë në kuadër të procesit gjyqësor që lidhet me akuzat për shitblerje të narkotikëve.
Gjatë seancës, avokati mbrojtës dhe Vali Corleone kanë kërkuar mirëkuptim nga trupi gjykues lidhur me zhvillimin e procedurës.
Në seancat e ardhshme pritet të dëgjohen tre dëshmitarë.
Ndërkohë, sipas pretendimeve që qarkullojnë, mund të lëshohet urdhërarrest nëse dëshmitarët nuk paraqiten para gjykatës.

