75 Mall Live Search
09:02 / E Enjte, 09 Korrik 2026 / S Z

Nafta shtrenjtohet për 1 cent, MINT-i publikon çmimet e reja të derivateve

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës për datën 9 korrik 2026, të cilat hyjnë në fuqi nga ora 10:00.

Krahasuar me një ditë më parë, çmimi naftës është rritur për 1 cent, nga 1.43 euro/litër në 1.44 euro/litër. Ndërkohë, çmimi maksimal i benzinës është 1.37 euro/litër, ndërsa i gazit 0.61 euro/litër.

Qytetarët mund të paraqesin ankesa për mosrespektimin e këtyre çmimeve në adresën konsumatori@rks-gov.net ose përmes numrit pa pagesë 0800 11000.