75 Mall Live Search
09:44 / E Enjte, 09 Korrik 2026 / A

Policia ndalon një kamionetë në Gjilan, ia konfiskon drutë pa dokumente përkatëse

Policia gjatë patrullimit në Gjilan ka ndaluar një kamionetë me targa vendore, ku i dyshuari kishte të ngarkuara një sasi prej 2.8 metra kubë dru pa dokumente përkatëse.

Drutë i janë konfiskuar dhe dërguar në ekonomin pyjore, ndërsa kamioneta i është liruar të dyshuarit.

“Rasti në procedurë të rregullt hetimore”, thuhet në raportin e policisë.