75 Mall Live Search
11:57 / E Enjte, 09 Korrik 2026 / Gj Sh

Shukri Buja i bindur në pafajësinë e ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë

Shkuri Buja nga Partia Demokratike e Kosovës ka komentuar shtyerjen e vendimit për krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë.

Ai vlerëson se shtyreja e këtij gjykimi është në suaza të rregullativës të cilën e kanë nxjerrë Dhomat e Specializuara

“Ky është një vendim me nuancë politike që është mbuluar mjaftë mirë me rregullativa juridike. Këtë mundësi ua ka dhënë vetë vendimarrja e Parlamentit të Kosovës më 2015 kur është ndryshuar Kushtetuta dhe janë votuar Dhomat e Specializuara. Këto shtyrje janë komplet në suaza të rregullativës të cilën e kanë nxjerrë më vonë Dhomat e Specializuara”, tha ai.

Buja e cilësoi Gjykatën Speciale si Gjykatë politike, për të cilën tha se beson që edhe verdiktin final të vendimit për ish-krerët e UÇK-së, do ta bëjë bazuar në rrjedhën poltike.

“Po i shoh shumë reagime që më shumë janë politike, por në fakt Gjykata e mbulon mjaft mirë me rregullativën e saj juridike. Më 16 shtator është data e fundit kur do të merret verdikti I Gjykatës, I cili në bazë të veprimeve dhe vendimeve të deri sotme, mua më bëjnë të jem shumë skeptik në vendimmarrjen për lirim e bashkëluftëtarëve të mij, edhe pse jam i bindur në pafajësinë e tyre, por meqë kjo Gjykatë është politike, atëherë edhe verdikti do të varet shumë nga rrjedha politike”, tha ai.