Sistemit publik shëndetësor i shtohen 17 anesteziologë të rinj
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar inkuadrimin e 17 anesteziologëve të rinj, në sistemin publik shëndetësor.
“Me shtimin e 17 anesteziologëve të rinj, forcohen kapacitetet profesionale të sistemit publik shëndetësor, duke rritur mbështetjen për sallat operative, njësitë e kujdesit intensiv, repartet emergjente dhe shërbimet e tjera spitalore” thuhet në njoftim.
Ky është njoftimi i plotë:
Anesteziologët e QKUK-së dhe të spitaleve të përgjithshme të ShSKUK-së ofrojnë shërbime pandërprerë, duke qenë pjesë kyçe e çdo ndërhyrjeje kirurgjike, trajtimit intensiv dhe menaxhimit të rasteve urgjente.
Me shtimin e 17 anesteziologëve të rinj, forcohen kapacitetet profesionale të sistemit publik shëndetësor, duke rritur mbështetjen për sallat operative, njësitë e kujdesit intensiv, repartet emergjente dhe shërbimet e tjera spitalore.
ShSKUK shpreh mirënjohje për punën dhe angazhimin e tyre, dhe u uron mirëseardhje dhe punë të mbarë 17 anesteziologë të rinj

