75 Mall Live Search
08:11 / E Premte, 10 Korrik 2026 / P M

Fillon ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare

Me ardhjen e mërgimtarëve për pushimet verore, në pikat kufitare të Kosovës zakonisht krijohen kolona dhe pritje më të gjata.

Megjithatë, sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Ministria e Punëve të Brendshme, gjendja aktualisht është e qetë dhe nuk raportohet për pritje të gjata, shkruan Indeksonline.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në pothuajse të gjitha pikat e kalimit kufitar pritjet për hyrje dhe dalje janë vetëm nga 3 deri në 5 minuta, ndërsa nuk janë raportuar kolona të automjeteve.