75 Mall Live Search
09:52 / E Premte, 10 Korrik 2026 / P M

Zhduket një i mitur në Prizren, rasti po hetohet nga policia

Një rast i personit të zhdukur është raportuar në Prizren.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, një grua ka njoftuar policinë se djali i saj i mitur ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij.

Rasti është raportuar, më 9 korrik, rreth orës 23:30, në rrugën “Zahir Pajaziti” në Prizren.

“Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe mbetet në hetime”, thotë PK-ja.