75 Mall Live Search
10:46 / E Premte, 10 Korrik 2026 / S Z

Hamza: PDK-ja në këtë mandat do të qëndrojë në opozitë, i urojmë suksese Kurtit

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, pas takimit me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se PDK-ja do të qëndrojë në opozitë gjatë këtij mandati.

“Ju e dini qëndrimin tim se PDK-ja në këto zgjedhje ka garuar me një program dhe prioritete që kanë të bëjnë me fushën e ekonomisë, mirëqenies sociale, duke përfshirë rritjen e pagave dhe pensioneve, si edhe me projekte në energji dhe infrastrukturë. Ky ka qenë prioriteti ynë: të punojmë se si ta përmirësojmë këtë vend dhe jetën e qytetarëve.

Për t’i zbatuar këto prioritete, kemi thënë se PDK-ja nuk ka vija të kuqe dhe është e hapur për të biseduar, pa u imponuar, për një marrëveshje gjithëpërfshirëse politike, duke i përfshirë të gjitha institucionet.

Bazuar në bisedat dhe diskutimet që kemi pasur, të cilat kanë qenë korrekte, qëndrimi ynë është se PDK-ja, për këtë mandat, do të jetë parti në opozitë.

Ne i dëshirojmë sukses z. Kurti dhe të gjithë atyre që do të takohen e do të bisedojnë për t’i dhënë vendit institucione. Përveç PDK-së, në Kuvend janë edhe 98 deputetë të tjerë”, tha Hamza.