75 Mall Live Search
11:10 / E Premte, 10 Korrik 2026 / Z S

Andy Burnham pritet të jetë kryeministër i ardhshëm i Mbretërisë së Bashkuar

Andy Burnham ka marrë një hap të madh drejt udhëheqjes së Partisë Laburiste në Mbretërinë e Bashkuar dhe postit të kryeministrit, pasi shumica dërrmuese e deputetëve laburistë e kanë mbështetur kandidaturën e tij për të zëvendësuar Keir Starmerin.

Nga 402 deputetë laburistë, 322 kanë nominuar Burnhamin për lider të partisë.

Ai është aktualisht kandidati i vetëm i shpallur dhe i duhet vetëm edhe një mbështetje për të arritur pragun minimal prej 323 nominimesh, shkruan BBC-i 

Nëse nuk paraqitet asnjë kandidat tjetër, siç pritet, Burnham pritet të shpallet lider i ri i Partisë Laburist javën e ardhshme dhe të marrë detyrën e kryeministrit më 20 korrik.

Kjo do të shënonte një ngritje të jashtëzakonshme politike për Burnhamin, i cili deri së fundmi ishte kryetar i Bashkisë së Mançesterit të Madh. Ai ka falënderuar deputetët që e kanë mbështetur, duke thënë se kjo përfaqëson një kërkesë për një “qasje të re në politikë” në Britani.