75 Mall Live Search
11:25 / E Premte, 10 Korrik 2026 / OSH

Sulmi ne thikë në Ferizaj, dalin pamjet të rënda pas krimit të kryer

Ferizaj është tronditur mëngjesin e sotëm pasi dy qytetarë janë therur me thikë nga një person. Ngjarja ka ndodhur pak para orës 08 të mëngjesit në qendër te qytetit.

Burime të Indeksonlinet bëjnë të ditur se sulmuesi ka qenë një person me të meta mendore.

Dy persona kanë pësuar plagë të shumta nga therja, ndërsa Indeksonline ka siguruar edhe pamjet pak pas sulmit brutal që u është bërë dy kalimtarëve.

“Sot, rreth orës 07:50, kemi pranuar informatën se në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, në afërsi të postës qendrore në Ferizaj, ka ndodhur një incident, ku një person dyshohet se ka sulmuar dy persona me mjet të mprehtë (thikë), të cilët janë transportuar për trajtim mjekësor në Emergjencën e Ferizajt, pasi kanë marrë ndihmën e parë në vendin e ngjarjes nga ekipet mjekësore. I dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke ndërmarrë veprime intensive hetimore për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarit, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, ka thënë Kanun Veseli për Indeksonline.