Një kompani dëmton sheshin e Podujevës duke vendosur reklama, Komuna në ‘’gjumë’’
Gjatë ditës së djeshme në qytetin e Podujevës një kompani ka dëmtuar kubëzat e sheshit në Podujevë gjatë përpjekjes për të vendosur disa reklama të quajtura “Reklamo këtu”.

Sipas pamjeve që ka siguruara Indeksonline gjatë montimit të materialeve reklamuese janë dëmtuar kubëzat e sheshit.
Siç merr vesh Indeksonline dëmtimi i kubëzave është bërë pa leje nga ana e Komunës së Podujevës.

Megjithatë, edhe pse punimet për prerjen e kubëzave u ndërprenë, dëmtimet kanë mbetur të papërmirësuara.
Kompania ka vendosur reklamat në disa pjesë të qytetit ndërsa pjesët e prera të kubëzave vazhdojnë të jenë të dëmtuara në shesh.

Mbetet të shihet nëse institucionet kompetente do ta obligojnë kompaninë që ta rikthejë hapësirën publike në gjendjen e mëparshme dhe të sanohen dëmtimet e shkaktuara./Indeksonline/

