Osmani dhe Abdixhiku shkojnë në takim te Kurti
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka arritur në takimin konsultativ me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.
Abdixhiku u shoqërua nga ish-presidentja Vjosa Osmani, shkruan IndeksOnline.
Takimi do të fokusohet në zgjidhjen e çështjes së presidentit të vendit.
Paraprakisht, Kurti sot u takua me kreun e PDK-së, Bedri Hamza./IndeksOnline/

