Protestuesit para Kryeministrisë për 41 ditë, thirrje për largimin e klasës së vjetër politike dhe qeveri teknike
Prej 41 ditësh, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe gjithë klasës politike.
Edhe sot në protestën e 41, ata kërkojnë qeveri teknike dhe largimin e gjithë klasës së vjetër politike.
Pas grumbullimit në sheshin “Skënderbej”, ata marshuan drejt Kryeministrisë, ku me pankarta dhe fjalime në podium, ritheksuan kërkesat e parashtruara përgjatë këtyre javëve.

