Burri në Pejë denoncon kunatën për dhunë psikike dhe ngacmim seksual
Policia e Kosovës ka iniciuar rast për “Dhunë në familje” dhe “Ngacmim seksual”, pasi një burrë nga Peja ka raportuar se kunata e tij po ushtron dhunë psikike ndaj tij.
Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur më 7 korrik rreth orës 22:30 në Pejë.
“Viktima mashkull kosovar ka njoftuar se e dyshuara (kunata), në vazhdimësi është duke i shkaktuar dhunë psikike”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Palët janë intervistuar nga organet kompetente, ndërsa me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

