Godet Ferizaji, nënshkruan me portierin e skuadrës italiane
Ferizaj ka zyrtarizuar një tjetër përforcim në prag të sezonit të ri.
Skuadra kosovare ka arritur marrëveshje me portierin lituanez Ovidijus Siaulys, i cili do të jetë pjesë e skuadrës për edicionin e ardhshëm, shkruan IndeksOnline.
Siaulys në sezonin e kaluar ishte pjesë e skuadrë italiane, Entella.
”Ferizaj me kënaqësi njofton arritjen e marrëveshjes me portierin lituanez Ovidijus Šiaulys, i cili do t’i bashkohet skuadrës sonë për sezonin e ri.
Šiaulys vjen nga skuadra italiane Entella, ndërsa ka qenë edhe pjesë e Përfaqësueses së Lituanisë U21.
Me cilësitë, profesionalizmin dhe përvojën e fituar gjatë karrierës së tij, ai pritet të jetë një vlerë e shtuar dhe një përforcim i rëndësishëm për skuadrën tonë.”, thuhet në njoftimin e Ferizajit./IndeksOnline/

