E dashura e Bellinghamit tërheq vëmendjen nga tribunat gjatë triumfit të Anglisë
Fitorja dramatike 2-1 e Anglisë ndaj Norvegjisë në çerekfinalen e Kupës së Botës u festua jo vetëm nga tifozët, por edhe nga partneret e futbollistëve anglezë, të cilat tërhoqën vëmendjen nga tribunat e stadiumit në Miami.
Në mesin e tyre ishte edhe Ashlyn Castro, e dashura e Jude Bellingham, e cila ndoqi ndeshjen së bashku me nënën e futbollistit, Denise Bellingham.
Emocionet ishin të mëdha, pasi Bellingham shënoi golin e barazimit në fundin e pjesës së parë dhe më pas golin e fitores në kohën shtesë, duke siguruar kualifikimin e Anglisë në gjysmëfinale.
Anglia, kujtojmë se në gjysmëfinale do të përballet me kampionin në fuqi të Botërorit, Argjentinën.

