75 Mall Live Search
13:44 / E Diele, 12 Korrik 2026 / b l

Një 25-vjeçar gjendet pa shenja jetë në Mitrovicë

Nje person, 25 vjeçar është gjetur pa shenja jetë në një  banesë  në Mitrovicën e Jugut. Lajmi është bërë i ditur nga Policia e Kosovës.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës së jugut, Avni Zahiti, ka thënë se për rastin është pranuar informatë rreth orës 08:20.

Sot, rreth orës 08:20 , Policia ka pranuar informatën se në një  banesë  në Mitrovicën e Jugut, është gjetur pa shenja jete një mashkull, 25-vjeçar. Njësitë policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku është konstatuar vdekja e viktimës”, ka thënë Zahiti për Veriu.info.

Ai ka bërë të ditur se me urdhër të Prokurorit, pas ndërmarrjes së veprimeve të nevojshme hetimore, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.