“Mos trego mungesë respekti ndaj meje”, Messi u përplas me gjyqtarin gjatë ndeshjes me Zvicrën
Argjentina arriti kualifikimin në gjysmëfinale të Botërorit 2026.
Ata e mposhtën Zvicrën e Granit Xhakës dhe Ardon Jasharit, me rezultat 3-1 duke i bërë ata pretendentë për të fituar edhe titullin e 4-të.
Ylli i “Albicelestes”, Lionel Messi mori vëmendje për një incident në pjesën e parë teksa u përplas me gjyqtarin portugez, João Pedro Pinheiro.
Sipas pamjeve që janë bërë virale në rrjetet sociale, Messi reagoi menjëherë dhe i kërkoi arbitrit të ndryshonte tonin e komunikimit.
“Më fol siç duhet. Mos trego mungesë respekti ndaj meje,” ishte reagimi i 39-vjeçarit ndaj Pinheiros.
Momenti u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale dhe u komentua gjerësisht nga tifozët, të cilët vlerësuan mënyrën se si kapiteni i Argjentinës kërkoi respekt gjatë komunikimit me arbitrin, ndërsa disa të tjerë ‘shpërthyen’ në rrjetet sociale se përse Messi nuk u ndëshkua me karton.
Argjentina, në gjysmëfinale do të përballet me Anglinë që zhvillohet të mërkurën./IndeksOnline/

