Dalin në shitje biletat për ndeshjen e Ballkanit ndaj Connah’s Quay Nomads në Conference League
Ballkani do të synojë fitoren në ndeshjen e kthimit të raundit të parë kualifikues në Conference League.
Ata do të jenë nikoqir të Connah’s Quay Nomads, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Gjatë ditës së sotme klubi suharekas bëri të ditur se kanë dalë në shitje biletat për këtë ndeshje, ndërsa kjo është çmimi i tyre
Lindje: 3€
• Perëndim: 5€
• VIP: 10€
“Biletat mund të gjenden te zyret e klubit të Ballkanit, pranë “Stadiumit të Qytetit” në Suharekë, shkruhet në njoftimin e klubit.

Kujtojmë se ndeshja Ballkani-Connah’s Quay Nomads, luhet të enjten me fillim në orën 20:00./IndeksOnline/

