Arrestohet në kufi një shtetas i huaj, dyshohet për dhunë ndaj përfaqësuesve të lartë të Republikës së Kosovës
Një shtetas i huaj është arrestuar në pikën kufitare në Stançiq, pasi kërkohej me urdhërarrest të lëshuar nga Departamenti Special i Gjykatës Themelore në Prishtinë.
Sipas policisë, arrestimi është kryer më 12 korrik 2026. I dyshuari kërkohej lidhur me veprën penale “Dhunë ndaj përfaqësuesve të lartë të Republikës së Kosovës”, e cila dyshohet se ishte kryer më 30 tetor 2025 përmes një rrjeti social.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po trajtohet nga organet kompetente./IndeksOnline/

