75 Mall Live Search
08:52 / E Hënë, 13 Korrik 2026 / P M

Gjendet njëm mjet i dyshuar i pashpërthyer në Keqekollë

Një mjet i dyshuar i pashpërthyer është gjetur të shtunën në fshatin Keqekollë të Prishtinës.

Sipas policisë, rasti është raportuar më 12 korrik 2026, rreth orës 14:36. Pas marrjes së njoftimit, njësitë përkatëse të Policisë së Kosovës kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë siguruar perimetrin.

Më pas, njësia për deminim e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) ka ndërhyrë, duke kryer shpërthimin e kontrolluar të mjetit të dyshuar, pa u shënuar asnjë incident.

Keqekollë, Prishtinë / 12.07.2026 – 14:36.  Është raportuar për një mjet të dyshuar të pashpërthyer. Njësiti përkatës policor ka siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësiti  për deminim i FSK-së kanë  bërë shpërthimin e mjetit pa ndonjë incident”, thuhet në raportin e policisë.