Jennifer Lopez dhe Tom Hiddleston kapen nga kamerat pranë njëri-tjetrit
Jennifer Lopez dhe Tom Hiddleston ishin ndër shumë personazhet e njohur që morën pjesë në finalen e Wimbledonit 2026, të dielën (12 korrik), në Londër.
Dy yjet iu bashkuan Ralph Laurenit në ambientin e sapohapur The Polo Bar by Ralph Lauren, pranë fushës qendrore (Centre Court) transmeton Indeksonline.

Ata madje u panë të ulur pranë njëri-tjetrit gjatë finales së turneut të meshkujve, ku Jannik Sinner mposhti Alexander Zverevin dhe fitoi titullin e tij të dytë radhazi në Wimbledon.

Jennifer Lopez ishte e shoqëruar nga miku dhe menaxheri i saj prej vitesh, Benny Medina, si edhe nga motra e saj, Lynda Lopez, me të cilën publikoi disa fotografi në Instagram.
“Tea time & tennis” (“Çaj dhe tenis”), shkroi ajo në mbishkrimin e një serie fotosh të postuara në rrjetin social.

Muajin e kaluar, Tom Hiddleston mori pjesë në sfilatën e Ralph Lauren gjatë Javës së Modës në Milano. Ndërkohë, Jennifer Lopez u pa së fundmi në disa aktivitete të Javës së Modës në Paris, përpara se të udhëtonte drejt Londrës./Indeksonline/


