Zyrtare: Sllaven Biliq rikthehet në stolin e Kroacisë
Federata Kroate e Futbollit ka zyrtarizuar rikthimin e Sllaven Biliqit në postin e përzgjedhësit të kombëtares.
Biliq merr drejtimin e Kroacisë pas largimit të Zllatko Daliqit, i cili vendosi të largohej me dëshirën e tij pas eliminimit të kombëtares nga Kupa e Botës, shkruan Indeksonline
Ish-trajneri i Kroacisë rikthehet në stol pas gati dy dekadash, ndërsa në prezantimin e tij shprehu besimin e plotë te futbollistët dhe objektivin për ta mbajtur kombëtaren në mesin e elitës së futbollit botëror.
“Kam besim të plotë te lojtarët tanë dhe është përgjegjësia ime të sjell energji, ambicie dhe vendosmëri, në mënyrë që Kroacia të mbetet mes elitës së futbollit. Jam vërtet i lumtur që nis këtë sfidë dhe ndihem plotësisht i përgatitur për të – si një trajner më i pjekur dhe më me përvojë sesa në vitin 2006, por me të njëjtin motivim dhe dëshirë për ta parë Kroacinë të fuqishme, të guximshme dhe të suksesshme”, deklaroi Biliq.
A new beginning: Slaven Bilić returns as the head coach of the #Croatia national team! 🔥
— HNS (@HNS_CFF) July 13, 2026
💬 "I have the complete confidence in our players, and it is my responsibility to bring energy, ambition, and determination to ensure that #Croatia remains among football's elite. I am… pic.twitter.com/wxLCLqgNHC
Biliq kishte drejtuar më parë Kroacinë në periudhën 2006-2012, duke lënë gjurmë me paraqitjet e kombëtares në turnetë madhorë. Tashmë ai rikthehet me synimin për të hapur një kapitull të ri dhe për ta rikthyer Kroacinë në majat e futbollit ndërkombëtar./Indeksonline/

