Po shkëlqen në Kupën e Botës, Digne bëhet me skuadër të re!
Paris Saint-Germain është shumë pranë transferimit të mbrojtësit të majtë Lucas Digne, pasi palët kanë arritur një marrëveshje verbale për kushtet personale.
Sipas raportimeve, kampionët e Francës e kanë njoftuar tashmë Aston Villan se do ta aktivizojnë klauzolën e lirimit të futbollistit menjëherë pas përfundimit të Kupës së Botës, shkruan Indeksonline
Shuma e transferimit pritet të jetë më pak se 10 milionë euro.
Digne, i cili ka përvojë të madhe në futbollin evropian me skuadra si Lille, Paris Saint-Germain, Roma, Barcelona, Everton dhe Aston Villa, është gati të rikthehet në kryeqytetin francez pas disa vitesh./Indeksonline/
🚨🇨🇵 𝐄𝐗𝐂𝐋𝐔𝐒𝐈𝐕𝐄 | Lucas Digne to Paris Saint-Germain, here we go! Verbal agreement done with the French left back.
PSG already informed Aston Villa: they will pay the release clause after the World Cup, fee under €10m.@FabrizioRomano pic.twitter.com/k28vbF1qc3— 𝐓𝐡𝐞 𝐄𝐱𝐭𝐫𝐚𝐭𝐢𝐦𝐞 | 𝐄 (@TheExtratimeX) July 13, 2026

