Sot moti kryesisht me diell, temperaturat deri në 30 gradë
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) njofton se të martën, më 14 korrik, në vend do të mbajë mot kryesisht me diell, me kalime të pakta vranësirash.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10 dhe 13 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale ndërmjet 26 dhe 30 gradë Celsius.
Era do të fryjë nga perëndimi dhe veriperëndimi me intensitet të dobët deri mesatar.

