75 Mall Live Search
08:52 / E Martë, 14 Korrik 2026 / S Z

Ushtron dhunë ndaj nënës dhe motrës, arrestohet një burrë nga Fushë- Kosova

Një person është arrestuar në Fushë-Kosovë pasi dyshohet se ushtroi dhunë fizike ndaj nënës dhe motrës së tij, pas një mosmarrëveshjeje familjare.

Ngjarja ka ndodhur më 12 korrik 2026, rreth orës 17:20. Si pasojë e sulmit, të dyja viktimat kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe kanë pranuar trajtim mjekësor.

Pas arrestimit dhe intervistimit me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti vazhdon të hetohet.

“Fushë-Kosovë 12.07.2026 – 17:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar,  pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht nënën dhe motrën e tij. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. I dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës. /Indeksonline/.