Dobra: Në Pediatri janë ndërruar shtatë shtretër, presim furnizim me 51 artikuj të ri
Drejtori i shërbimeve tekniko-administrative, Fisnik Dobwra në QKUK, ka thënë janë ndërruar shtatë shtretër në këtë klinikë të martën dhe se edhe një pritet të ndërrohet.
Ai ka thënë se kjo klinikë pritet të furnizohet me 50 artikuj të ri, duke përfshirë edhe shtretër.
Reagimi në këtë klinikë vije pas denoncimit të një qytetare, për kushte jo të mira.
“Sot janë ndërruar shtatë shtretër, besoj gjatë ditës do të ndërrohen edhe një tjetër. Në Klinikën e Pediatrisë para disa ditëve janë rinovuar disa banjo, në repartet tjera, shumë shpejtë do të bëhet rinovimi edhe i pjesës në të cilën aludoni”, ka thënë ai në një deklarim për media.

