Boshnjaku që sfidon të ftohtin, ec në acar si të ishte vera (Video)
A mendoni se do të mund t’i bënit ballë temperaturave të ulëta nën 14 gradë, nëse do të dilnit me pantallona të shkurta rrugëve?
Një gjë të tillë e ka bërë Blashka Androviq, 75 vjecari nga Vitez i Bosnjës, i cili del çdo ditë të ec në këto temperatura, transmeton Indeksonline.
Personat që e shihnin të veshur kështu duke ecur nëpër rrugë, të gjithë mendonin se ai është i sëmurë.
Por, atyre i është përgjigjur Androviq, i cili ka thënë se ky është stili i tij i jetesës dhe se ec kështu çdo ditë nga 10-15 km.
Ai ka sqaruar se këtë ndjenjë e provoi për herë të parë kur eci 25 kilometra në temperaturë -31 gradë dhe kur arriti në shtëpi u la me ujë të ngrohtë. /Indeksonline/