Bledi Shkëmbi mbetet trajner i Lirisë
Trajneri i njohur shqiptar, Bledi Shkëmbi nuk do të largohet nga klubi i Lirisë.
Të hënën në mesditë, drejtues të Lirisë, në krye me kryetarin, Qemal Krasniqi u takuan me Bledi Shkëmbin. Aty u diskutuan ngjarjet e fundit që ndodhën brenda klubit. Kryetrajneri dhe bordi u dakorduan që t’i mënjanojnë keqkuptimet e shfaqura ditë më parë.
“Bledi Shkëmbi, u zotua se do të bashkëpunojë ngushtë me Bordin e klubit dhe ato që i kishte deklaruar në media, tha se i kam bërë nga afekti momental. Gjithashtu, u deklarua se ditët në vazhdim do të përkushtohet edhe më shumë për Klubin e Futbollit Liria. Në anën tjetër edhe anëtarët e Bordit, në krye me kryetarin, Qemal Krasniqi dhe drejtorin Erxhan Dana, u zotuan që bashkërisht të punohet për interesin e klubit”, shkruhet në njoftimin e klubit.
Në 21 xhiro skuadra e Lirisë ka grumbulluar 34 pikë dhe gjendet në pozitën e katërt./IndeksOnline/