10:15 / E Mërkurë, 07 Mars 2018 / indeksADMonline

Haradinaj: Na pret beteja e re e dijes, me heronjtë e rinj, të Kosovës së re

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar të gjithë mësimdhënësit me rastin e festës së 7 marsit.

Ai me këtë rast ka thënë se Kosovën e pret një betejë e re e dijes, me heronjtë e rinj, të Kosovës së re, shkruan Indeksonline.

Ky është postimi i plotë:

Një komb është i fortë e i zhvilluar për aq sa është i përparuar sistemi i tij i edukimit.

Sot në Ditën e Mësuesit, secili nga ne kërkon fjalët më të bukura e domethënëse për mësueset dhe mësuesit, që na kanë ndihmuar të ecim në rrugën jetësore!

Kosova është rasti më unik në botë për arsim paralel, kur ishte i ndaluar për shqiptarët!

Tani na pret beteja e re e dijes, me heronjtë e rinj, të Kosovës së re!

Urime dhe faleminderit mësuesve të te gjithë brezave!

RH