Veseli: Dekada e dytë e pavarësisë, dekadë e të rinjve kosovarë
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka paralajmëruar se dekada e dytë e pavarësisë së Kosovës do të jetë e të rinjve të vendit.
Ai në një postim në Facebook ka shkruar se ky është koncept dhe vizion i PDK-së.
Ja postimi i Veselit:
Dekada e Dytë e Pavarësisë së Kosovës do të jetë dekada e të rinjve. Dekada e lidershipit të tyre në sfidat e besimit – në veten dhe shtetin, në atë që jemi dhe çfarë përfaqësojmë; zhvillimit ekonomik dhe mirëqenies, fuqizimit të demokracisë dhe përshpejtimit të agjendës së integrimit euro-atlantik. Ky është koncepti dhe vizioni i Partisë Demokratike për të rinjtë e Kosovës. /Indeksonline/